The post Dita e Infermierit – Aktivitet sensibilizues në terren appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ky aktivitet kishte për qëllim të evidentonte përkushtimin dhe sakrificën e infermierëve në kujdesin ndaj pacientëve dhe komunitetit.
Me moton “Faleminderit Ju Infermierë” studentë dhe pedagogë u angazhuan për të vënë në pah rolin jetik të infermierit në sistemin shëndetësor.
Gjatë këtij aktiviteti u bë matja e tensionit arterial, kontrolli i glicemisë në gjak, vlerësimi i indeksit të masës trupore!
The post Dita e Infermierit – Aktivitet sensibilizues në terren appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Arrestohen babë e bir – U ndaluan në falgrancë me doza kanabisi, dyshohet me qëllim shitje appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
The post Arrestohen babë e bir – U ndaluan në falgrancë me doza kanabisi, dyshohet me qëllim shitje appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas Berishës, Partia Demokratike po pret me padurim të gjithë procesin e numërimit pavarësisht rezultatit dhe më pas do të bëjë vlerësimin.
“PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu të mos ketë askush iluzione se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forume politike ndërkombëtare. Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit. Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj. PD do e bëjë të gjithë vlerësimin e saj. Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë, mjafton të lexoni kriteret. Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë. Në qoftë se siç e patë vetë… dhe dua të bëj një falënderim për gazetarët për raportimet e shkëlqyera dhe sakrificat që kanë bërë… në qoftë se ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.
Berisha theksoi më tej se po t’i referohemi “faljes dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë”
Berisha bëri thirrje më tej që çdo votë të numërohet.
“Por unë nuk jam këtu për këtë. Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë… …Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet. Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë. Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë. Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës. Cila është këtu përgjegjësia e opozitës? Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre? E pamundur. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre. Por këto që janë të njohura. Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet”, deklaroi Berisha.
The post Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Pukë – Fushë Arrëz, mbyllet numërimi / Fitues koalicioni PD-ASHM, pasuar nga PS- ja dhe PSD- ja appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në bashkinë e Fushë-Arrëzit, pas numërimit të votave, nga 16 qendrat e votimit, ka rezultuar më i votuar koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 1315 vota, pasuar nga Partia Socialiste me 1137 vota dhe partia Socialdemokrate me 621 vota.
Në bashkinë e Pukës, nga numërimi i 18 kutive të po kaq qendrave të votimit, i pari rezultoi koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 2034 vota, pasuar nga partia Socialiste me 1572 vota dhe partia Socialdemokrate me 930 vota.
Gjatë gjithë procesit, nga votimi, administrimi dhe numërimi i votave, nuk janë evidentuar problematika.
The post Pukë – Fushë Arrëz, mbyllet numërimi / Fitues koalicioni PD-ASHM, pasuar nga PS- ja dhe PSD- ja appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Procesi i numërimit në KZAZ nr 2 / KZAZ 2 përfshin të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Nga numërimi i nisur pas mesnate për subjektet politike, ka përfunduar rreth 1/3 e tij.
Procesi është ndjekur nga afër edhe nga vëzhgues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të medias, ndërsa policia e shtetit ka garantuar sigurinë e plotë brenda dhe jashtë perimetrit të KZAZ-së.
Kryetari i kësaj qendre numërimi, Gazmir Jahiqi, thotë se procesi ka patur një rrjedhë normale.
Procesi i numërimit pritet të vijojë edhe përgjatë orëve në vazhdim për të gjitha qendrat e votimit që i përkasin KZAZ nr. 2.
The post Procesi i numërimit në KZAZ nr 2 / KZAZ 2 përfshin të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post KZAZ 5 vijon numërimi – Zelna: Procesi normal dhe pa problematika appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Drejtuesit e kësaj KZAZ-je konfirmojnë se procesi po zhvillohet sipas parashikimeve dhe pa asnjë incident.
Sipas të dhënave zyrtare, pritet që numërimi i votave për subjektet politike në këtë KZAZ të përfundojë sonte.
KZAZ 5 administron procesin për 47 qendra votimi, ku numri i zgjedhësve të regjistruar është 29,785. Deri më tani, rreth 30% e tyre kanë marrë pjesë në votim.
The post KZAZ 5 vijon numërimi – Zelna: Procesi normal dhe pa problematika appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post PD forcë e parë në Shkodër – Vijon pa probleme procesi i numërimit të votave appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në 6-ZAZ- të e qarkut, pas mbylljes së Pukës dhe Fushë-Arrëzit procesi i numërimit po vijon pa probleme dhe çdo gjë ka shkuar qetë.
NË ZAZ numër 4, në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”, e cila ka 30 mijë zgjedhës ky proces sipas projeksioneve parashikohet të përfundojë mbrëmjen e sotme.
Kështu shprehet kryetari i kësaj ZAZ-je, Omer Luli, sipas të cilit mëngjesin e së martës në këtë ZAZ pritet të nisë procesi i numërimit të kandidatëve.
Në kuadër të procesit të numërimit të votave të ardhura nga diaspora, për Qarkun Shkodër janë regjistruar gjithsej 13,523 zarfa, ndërsa deri tani janë hapur dhe numëruar 264 prej tyre.
The post PD forcë e parë në Shkodër – Vijon pa probleme procesi i numërimit të votave appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Procesi po vijon pa problemenë 8 Komisionet e Administrimit Zonal Zgjedhor, nën mbikëqyrje të autoriteteve përkatëse dhe në prani të komisionerëve, vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër, nga kutitë e numëruara deri tani, nga 405 në total kryeson PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ndjekur nga PS, ndërsa PSD është forcë e tretë në qark.
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër patën të drejtë vote 261 579 qytetarë.
Në votime morën pjesë një përqindje më e ulët e qytetarëve me të drejtë vote, krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021.
The post Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe votimit, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 verifikim në polici, 25 mosfillim hetimi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Të dhënat që Prokuroria e Posaçme vuri në dispozicion të medias, tregojnë se prokurorët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po hetojnë 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verifikim në polici ndërsa për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.
Në total numërohen 156 materiale hetimore, ku 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve, 17 materiale janë dërguar për verifikim në polici dhe 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzsituese
SPAK konfirmon se, nga 39 procedimet penale të regjistruara, 21 janë mbi bazën e referimit të policisë, 1 nga SHKB e burgjeve, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kallëzime nga qytetarët dhe 3 kallëzime nga subjektet politike.
Veprat penale për të cilat janë bërë këto kallëzime janë: 33 procedime për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, 1 procedim është për përdorim të funksionit publik për zgjedhje dhe 1 procedim për përdorim të funksionit publik për zgjedhje dhe shpërdorim detyre.
SPAK tha se 50 denoncime kanë shkuar në mënyrë elektronike ë portalin e ngritur pikërisht për këtë qëllim dhe 5 denoncime përmes numrit të gjelbër që vuri gjatë së dielës në dispozicion të qytetarëve.
The post Krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe votimit, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 verifikim në polici, 25 mosfillim hetimi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Procesi ka regjistruar një pjesëmarrje të lartë 79.24%, ku 194,889 votues kanë dërguar zarfet me votën e tyre nga 245,935 të regjistruar.
Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar në Greqi. Një numër i madh zarfeve nuk arritën të shpërndaheshin për shkak të vështirësive me shërbimin postar. Këto problematika kanë shkaktuar tensione politike, pasi Partia Demokratike ka hedhur akuza se eksponentë të PS kanë procesin e votimit përmes marrjes dhe dorëzimit të zarfeve të votuesve nga jashtë. Lidhur me këtë, PD ka kërkuar një numërim të veçantë për kutitë që kanë ardhur nga votimi i diasporës në Greqi.
The post Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>