Dita e Infermierit – Aktivitet sensibilizues në terren

dita infermierit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, departamenti i lëndëve paraklinike dhe klubit studentor “Ndihma e parë” me mbështetjen e Organizatës Malteser, organizuan sensibilizues.

Ky aktivitet kishte për qëllim të evidentonte përkushtimin dhe sakrificën e infermierëve në kujdesin ndaj pacientëve dhe komunitetit.

Me moton “Faleminderit Ju Infermierë”  studentë dhe pedagogë u angazhuan për të vënë në pah rolin jetik të infermierit në sistemin shëndetësor.

Gjatë këtij aktiviteti u bë matja e tensionit arterial, kontrolli i glicemisë në gjak, vlerësimi i indeksit të masës trupore!