PD forcë e parë në Shkodër – Vijon pa probleme procesi i numërimit të votave

Vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. PD-ASHM vazhdon të jetë e para, e dyta renditet Partia Socialiste, ndërsa forcë e tretë rezulton Partia Social Demokrate.
Në 6-ZAZ- të e qarkut, pas mbylljes së Pukës dhe Fushë-Arrëzit procesi i numërimit po vijon pa probleme dhe çdo gjë ka shkuar qetë.
NË ZAZ numër 4, në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”, e cila ka 30 mijë zgjedhës ky proces sipas projeksioneve parashikohet të përfundojë mbrëmjen e sotme.
Kështu shprehet kryetari i kësaj ZAZ-je, Omer Luli, sipas të cilit mëngjesin e së martës në këtë ZAZ pritet të nisë procesi i numërimit të kandidatëve.
Në kuadër të procesit të numërimit të votave të ardhura nga diaspora, për Qarkun Shkodër janë regjistruar gjithsej 13,523 zarfa, ndërsa deri tani janë hapur dhe numëruar 264 prej tyre.