Pukë – Fushë Arrëz, mbyllet numërimi / Fitues koalicioni PD-ASHM, pasuar nga PS- ja dhe PSD- ja

puke

Bashkia e Fushë- Arrëzit dhe e Pukës janë dy të parat që përfunduan procesin e numërit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit, pas numërimit të votave, nga 16 qendrat e votimit, ka rezultuar më i votuar koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 1315 vota, pasuar nga Partia Socialiste me 1137 vota dhe partia Socialdemokrate me 621 vota.

Në bashkinë e Pukës, nga numërimi i 18 kutive të po kaq qendrave të votimit, i pari rezultoi koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 2034 vota, pasuar nga partia Socialiste me 1572 vota dhe partia Socialdemokrate me 930 vota.

Gjatë gjithë procesit, nga votimi, administrimi dhe numërimi i votave, nuk janë evidentuar problematika.