Procesi i numërimit në KZAZ nr 2 / KZAZ 2 përfshin të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër

KZAZ nr 2 numëron 106 qendra votimi me 70,959 zgjedhës.
Nga numërimi i nisur pas mesnate për subjektet politike, ka përfunduar rreth 1/3 e tij.
Procesi është ndjekur nga afër edhe nga vëzhgues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të medias, ndërsa policia e shtetit ka garantuar sigurinë e plotë brenda dhe jashtë perimetrit të KZAZ-së.
Kryetari i kësaj qendre numërimi, Gazmir Jahiqi, thotë se procesi ka patur një rrjedhë normale.
Procesi i numërimit pritet të vijojë edhe përgjatë orëve në vazhdim për të gjitha qendrat e votimit që i përkasin KZAZ nr. 2.