Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik”

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, diaspora ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit. Votat e shqiptarëve jashtë vendit po numërohen në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë grumbulluar të gjitha kutitë me zarfe të ardhura nga vendet ku jeton diaspora.
Procesi ka regjistruar një pjesëmarrje të lartë 79.24%, ku 194,889 votues kanë dërguar zarfet me votën e tyre nga 245,935 të regjistruar.
Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar në Greqi. Një numër i madh zarfeve nuk arritën të shpërndaheshin për shkak të vështirësive me shërbimin postar. Këto problematika kanë shkaktuar tensione politike, pasi Partia Demokratike ka hedhur akuza se eksponentë të PS kanë procesin e votimit përmes marrjes dhe dorëzimit të zarfeve të votuesve nga jashtë. Lidhur me këtë, PD ka kërkuar një numërim të veçantë për kutitë që kanë ardhur nga votimi i diasporës në Greqi.