Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

turistet ne kala

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj.

Vizitorë nga Australia, Franca, Arabia Saudite, por edhe nga vende të rajonit, po zgjedhin qytetin verior për të përjetuar një eksperiencë të veçantë kulturore dhe historike.

Turistët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit, ndërthurja e trashëgimisë kulturore me historinë mijëravjeçare, si dhe nga mikpritja e ngrohtë që u ofrojnë qytetarët e Shkodrës.

  “Jemi nga Mali i Zi, këtu është qytet i këndshëm, ka shumë vende për të qëndruar, sapo pimë një kafe me shokët dhe gjithashtu më duhet të them që kamarierët janë vërtet të mirë dhe ka njerëz shumë të mirë. E dua këtë qytet, më pëlqen kjo qeleshja dhe dua t’ia blej kësaj zonje të sjellshme.

  -Siç tha edhe ai, dua të shtoj që është shumë këndshëm, çmimet janë befasuese – ishte një pjesë shumë e mirë dhe kjo!

     -Vij nga Australia. Kam qenë këtu edhe më parë, vërtet më pëlqen. Kur jam këtu ndihem mirë – liqeni, atmosfera… Jam në qytetin më të mirë në Shqipëri, me siguri.

    -Është shumë mirë, është plot këtu. Hera e parë që vij, por më pëlqen.

   -Vij nga Londra, kemi ardhur këtu dje. Kalaja është shumë e bukur, liqeni, Ura e Mesit…

     -Jemi nga Arabia Saudite, e duam këtë vend. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, hera e parë në këtë qytet dhe është fantastike. Na pëlqen çdo gjë rreth saj.

    -Vij nga Franca dhe po, është hera e parë këtu. Po qëndrojmë këtu dhe na pëlqen. Kemi qëndruar dy net dhe një ditë të plotë, më pas do shkojmë në male. Qyteti është shumë i këndshëm, njerëzit janë mjaft të sjellshëm. Mbrëmë festuam shumë dhe ishte shumë bukur të ishim aty. Sapo vizituam këtë mëngjes kalanë – ishte shumë bukur, pamja ishte e mrekullueshme”, – u shprehën turistët.

Nga Kalaja madhështore deri tek rrugicat e vjetra me gjurmë historie, çdo cep i Shkodrës u ofron turistëve diçka për t’u zbuluar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.