PS takim në Vaun e Dejës – Banorët i rezervojnë pritje entuziaste kandidatëve për deputetë

pas vau dejes

Vau i Dejës i ka rezervuar një pritje entuziastëve kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.

E pranishme në këtë takim ka qënë edhe Ministrja e Sipërmarrjes, Dalina Ibrahimaj, dhe drejtuesi politik i PS ,Benet Beci.

Në fjalën e hapjes ka qënë kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli që ka kërkuar që me 11 Maj të gjithë banorët t’i drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë nr.5 dhe kandidatin Frrok Gjini si bir i kësaj zone.

Ministja Ibrahimaj, theksoi se PS nuk ka para qytetarëve një program elektoral, por një program qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Kandidatët e pranishëm, kërkuan nga banorët e kësaj zone, që 11 maji të jetë data që shënon vijëmsinë e investimeve për Shkodrën kryeqendër rajonale.

Benet Beci ,në fjalën e tij para banorëve, kërkoi që me 11 maj, Vau i Dejës ashtu si i gjithë Qarku i Shkodrës të ketë një drejtim, numrin 5 si fitues dhe Partinë Socialiste.