Spahia: Familja në krizë / Kandidati i PD- ASHM: Ta ndëshkojmë me votë qeverinë, shkaktarin e kësaj plage

Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim.
Politikat e këqija të qeverisjes 12- vjeçare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.
Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.
Vota për Partinë Demokratike, është votë për ndryshimin, votë e një Shqipërie të zhvilluar dhe që i jep fund krimit e korrupsionit të bërë një me shtetin, përfundoi Spahia.