Kopliku: PD synon dyfishimin e buxhetit / Kandidati i PD- ASHM takim me përfaqësues të artit dhe kulturës

ted kopliku arti

Takimin e radhës kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, e kishte me miq të artit dhe kulturës.

 Së bashku ndanë vizionin e PD-së për më shumë vëmendje drejt Shkodrës si djep i artit dhe kulturës në vend.

Artistët nga ana e tyre vunë theksin tek ligji i cili  nuk është në mbrojtjen e tyre pasi konsiderohen  nëpunës të Bashkisë dhe jo status si nëpunës artistik.

PD synon që të dyfishojë buxhetin për kulturën duke i dhënë vëmendje të veçantë ruajtjes së trashigimisë kulturore.

E po ashtu, artistët do të mbrohen përmes një statusi të veçantë.