Finalja e madhe për titullin kampion – Ferid Borshi: Vllaznia e ka forcën të fitojë

E hëna e 12 majit do të vendosë emrin e skuadrës kampione të Shqipërisë për sezonin 2024-2025.
Në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, do të zbresin në fushën e lojës Vllaznia dhe Egnatia, në një duel që pritet me interes të jashtëzakonshëm.
Skuadra shkodrane, e cila mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale, kërkon të rikthehet te titulli kampion pas më shumë se dy dekadash.
Ndeshja ndaj Dinamos tregoi karakter dhe vendosmëri sidomos në pjesën e parë, vlerësime që i ndan edhe veterani i futbollit shkodran Ferid Borshi.
Borshi e cilëson finalen ndaj Egnatias si një provë force dhe beson në suksesin e kuqebluve.
Kjo finale e kampionatit vjen në një moment kur të dyja skuadrat kanë treguar qëndrueshmëri dhe cilësi, duke e bërë takimin një spektakël të vërtetë sportiv.
Në Shkodër, emocionet janë të mëdha dhe qyteti pret me padurim trofeun e madh pas 24 vitesh mungesë.