Aksi Shkodër – Velipojë i rrezikshëm / Banorët: Duhen elementë të sigurisë rrugore

shkoder velipoje rrezik

Në rrugën Shkodër-Velipojë, segmenti Berdicë me gjatësi 5 km, rrezikshmëria për aksidente është e lartë.

Në dy anët e kësaj rruge janë mbi 30 pika, pa barriera metalike, një pjesë e tyre të hequra me dashje nga individët të ndryshëm, të tjerat janë dëshmi e përplasjes së automjeteve.

 Jo vetëm këto, por është dëmtuar ndjeshëm edhe sinjalistika.

Mëngjesin e 5 majit, në aksin rrugor  Shkodër- Velipojë u regjistrua një aksident me pasojë vdekjen, ku një 76-vjeçar ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë.

Ndërsa me 20 mars të këtij viti, një 25-vjeçar me motor u  përplas me makinën, në Bërdicë, dhe ndërroi jetë pasi nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.