Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal – Ekspertë dhe studentë, pjesë e takimit të organizuar nga UNISHK

Në një nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” nisi këtë të mërkurë takimi ndërdisiplinor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurueshmërisë së rajoneve. Workshopi organizuar nga Dep. i Gjeografisë së Universitetit të Shkodrës ishte në bashkëpunim me Universitetin “Polis” dhe atë të Mitrovicës.
Aktiviteti tre-ditor synon të afrojë botën akademike me institucionet vendore dhe ndërmarrjet private, duke promovuar ide për zhvillim të qëndrueshëm, lëvizshmëri të gjelbër dhe forcim të konkurueshmërisë rajonale.
Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm nënkupton përballimin e disa sfidave.
Përgjatë ditëve të organizimit të workshopit, studentët dhe pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe të përziera për të zhvilluar ide në fusha si planifikimi urban, dizajni, turizmi i qëndrueshëm dhe menaxhimi mjedisor.