Gjelbërim në klasat e gjimnazit “28 Nëntori” – Një projekt për ajër më të pastër dhe ambiente më të shëndetshme

Gjelbërimi dhe lulëzimi i ambienteve të brendshme të gjimnazit “28 Nëntori” është qëllimi i një projekti i ndërmarrë nga një grup aspirantësh të Shkollës së Drejtorëve në Shkodër.
Kjo nisem, që ka gjetur mbështetjen e stafit pedagogjik dhe të nxënësve, synon përmirësimin e cilësisë së ajrit në klasat dhe hapësirat e brendshme të shkollës, si një masë që ndihmon shëndetin dhe përmirëson performancën e nxënësve dhe mësuesve.
Në prezantimin e projektit u theksua se përmes shtimit të bimësisë në ambientet e brendshme, do të krijohet një atmosferë më e përshtatshme për mësim.
Zbatimi i projektit do të realizohet nga vetë nxënësit, pjesëtarë të klubit të mjedisit në shkollë, të cilët shprehën entuziazëm dhe përkushtim për këtë nismë
Gjimnazi “28 Nëntori” është një nga shkollat me numrin më të madh të nxënësve në Shkodër, ku çdo klasë numëron mbi 30 nxënës.
Kjo e bën edhe më të nevojshme ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësimin e kushteve mjedisore në hapësirat e mësimdhënies.