Doshi: S’ ka mazhorancë pa PSD / Socialdemokratët takime elektorale në qarkun e Fierit

Nga Fieri, kryetari i PSD, Tom Doshi, i kërkoi qytetarëve që të votojnë të lirë dhe pa frikën e presioneve.
Kreu i PSD, Doshi, deklaroi se pas 11 majit nuk do të ketë mazhorancë pa social demokratët.
Shqiptarët duhet ta votojnë PSD-në, u shpreh Doshi ,sepse ka një program që mbështet shtresat në nevojë.