Peshkimi me grep / 76-vjeçari:  Ky është pasioni i një jete

peshkatari f ulqinaku

Më shumë sesa një mënyrë për të siguruar jetesën është një sport të cilin ata e kanë pasion që fëmijë. 

Disa kalojnë kohën e lirë, disa të tjerëve u ofron qetësi. Kryesisht janë mosha e tretë.

Thuajse çdo ditë i gjen buzë bregut të lumit Buna ose pranë liqenit të Shkodrës ku gjuajnë peshk, siç është edhe ky 76 -vjeçar i cili tregon se, për të, ky është pasioni i një jete.

Peshkimi me korent është dëmtuesi më i madh i specieve peshkore në liqenin e Shkodrës, tregon i moshuari.

Në liqenin e  Shkodrës ka një larmi të madhe peshqish, disa prej atyre fare lehtë mund të zihen me grep sic janë gjuhca, qefulli, sharmaku, karasi etj.

Duhet thënë se peshkimi është një traditë e hershme për shkodranët.