Spahia takim me zonjat shkodrane / Kandidati i PD- ASHM merr mbështetje në Rrethina

bardhi me grate

Zonjat e Shkodrës u bënë pjesë e takimit të Partisë Demokratike, duke dhënë mbështetjen e tyre për këtë forcë politike dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 11 majit.

Si kryefamiljare ata apeluan që t’i jepet fund një pushteti që ka shkatërruar familjen dhe të ardhmen e vendit, me varfërim, emigrim masiv dhe pasiguri për të ardhmen.

Në fjalën e tij, kandidati Bardh Spahia shprehu bindjen se gratë dhe vajzat e Shkodrës do jenë udhëheqëse të një fitoreje madhështore për Shkodrën e Shqipërinë, pasi asgjë nuk i lidh me modelin Rama, që ka në themel degradimin e familjes.

Në njësinë administrative të Rrethinave, kandidati i PD-së, Bardh Spahia, mori mbështetjen maksimale të banorëve për 11 majin.

 Doktor Spahia  shprehun besimin se me votën e tyre, rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike, do të sjellë, që në 100 ditët e para, ndryshimin që ata presin, duke i dhënë fund viteve të errëta të keqqeverisjes 12- vjeçare të rilindjes.

 “11 Maji është dita e një misioni kombëtar për të përmbysur një regjim, prandaj shqiptarët do të zgjedhin nr.1 dhe Partinë demokratike”,  theksoi ,në mbyllje të fjalës së tij,  kandidati Spahia.