Festa e Luleve – Pedonalja e Shkodrës mbushet nga lulet shumëngjyrëshe

Shkodra feston prej 30 vitesh mes lulesh e këngësh ardhjen e pranverës.
6 Maji është kthyer tashme në një festë tradicionale.
Të vegjël dhe të mëdhenj, të gjithë i këndojnë luleve që sjell pranvera.
Edhe në këtë 6 maj, pedonalja e Shkodrës u zbukurua nga parada me veshje shumëngjyrëshe të të vegjëlve.
Në sy binin materialet e riciklueshme për të cilat nxënësit kanë këtë mesazh
Të tjerë zgjodhën t’i dhurojnë lule kalimtarëve duke sjellë më shumë gëzim në rrugët e qytetit.
E më të vegjlit uruan kështu
Prej 1 jave, Shkodra është përfshirë nga një atmosferë festive me panaire lulesh, aktivitete të shumta dhe koncerte festive në pedonale, duke i uruar në këtë mënyrë mirëseardhjen pranverës.