Zgjedhje 2025- Numërohen 95% e votave, PS kryeson me 82 mandate. PD merr 52 mandate, PSD forcë e tretë

Numërohen 95% e votave, PS kryeson me 82

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 95% e votave, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.13% të votave në shkallë vendi, përkthyer në 82 mandate, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve. Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.45% të votave në nivel kombëtar, përkthyer në 52 mandate. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%, e cila ka siguruar deri më tani 3 mandate. Nga një mandat secila kanë marrrë Lëvizja Bashkë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.