Vllaznia, Brdariç: Nuk ia dolëm, do provojmë përsëri

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e pësuar, 0-4 përballë Egnatias në finalen e “Final 4”.
“Së pari dua të falenderoj tifozët për mbështetjen që na kanë dhënë, objektivi ishte të kthenim gjithë atë mbështetje. Dua të falenderoj edhe klubin e Vllaznisë, për atë që kemi arritur. Dua të uroj Egnatian për fitoren, respekt maksimal. Sot duhej të luftonim më shumë për të fituar, por do të provojmë përsëri”.
“Kemi pësuar gola të thjeshtë, sidomos të parin. Gola të tillë ndikojmë psikologjikisht. Ishim nervozë, nuk implementuam atë që deshëm për të mundur Egnatian”.
“Bëmë shumë gabime, nuk u futëm mirë në lojë. Kemi mjaft lojtarë që nuk e kanë eksperiencën për të luajtur ndeshje të tilla. Duhet të kesh një mendje sa më të qartë. Nuk është se e patën të gjithë mendjen të qartë. Nuk ishte një performancë e mirë ajo që treguam, për të mundur Egnatian dhe për t’u shpallur kampion”.