Turizmi si prioritet për Shkodrën – Bekim Mema: Bashkëpunimi ndërinstitucional, çelësi i suksesit

bekim mema

Në një kohë kur Shkodra po përgatitet për sezonin turistik veror, zhvillimi i qëndrueshëm dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë kthyer në fjalët kyçe për një të ardhme më të qëndrueshme.

 Kjo tematikë u trajtua gjerësisht edhe në takimin ndërdisiplinor të organizuar në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Universitetin “Polis” dhe atë të Mitrovicës prej tre ditësh.

Mes pjesëmarrësve, zëri i Bashkisë Shkodër u përfaqësua nga Bekim Mema, drejtor i përgjithshëm për Zhvillimin Ekonomik, i cili në një intervistë për median theksoi se fokusi i këtij viti është rritja e numrit të vizitorëve dhe zhvillimi i turizmit alternativ.

Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbim idesh dhe eksperiencash mes aktorëve akademikë dhe vendorë, duke theksuar se zhvillimi turistik nuk mund të ndodhë pa një vizion të përbashkët dhe pa investim në burimet njerëzore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.