Klinika e fizioterapisë “Don Carlo Zaccaro” – Mirënjohës kontributit të humanistit në 3 dekada

“Don Carlo Zccaro” ka marrë emrin klinika e fizioterapisë e cila ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Shkodër.
Rreth 3 dekada më parë, misionari italian nisi punën si vullnetar në veri duke lënë gjurmë në ndihmesën e dhënë në disa sektorë.
I pranishëm në ceremoninë inaguruese ishte edhe Arqipeshkvi Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine.
Kontributi i Don Carlos u vlerësua edhe nga presidenti i Madonnina Del Grappa si dhe të pranishmit.
Kabineti i fizioterapisë do t’i shërbejë jo vetëm studentëve për praktikat profesionale, por edhe komunitetit.