Blegtoria, interes i lartë për subvencionet  – Deri tani mbi 3200 fermerë nga qarku i Shkodrës kanë aplikuar në skemat mbështetëse

blegtoria interes

Blegtoria po shndërrohet në një nga sektorët më të suksesshëm dhe rentabël në qarkun e Shkodrës.

Specialistë të fushës theksojnë se skemat e subvencioneve që funskionojnë prej disa vitesh kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të krerëve të bagëtive dhe në krijimin e fermave të mëdha në këtë zonë.

Një ndër masat shtesë në skemën e subvencioneve të qeverisë për këtë  vit është  mbështetja për blegtorët që rrisin viça për majmëri.

 Kjo masë ka nxitur interes, duke rritur numrin e blegtorëve nga qarku i Shkodrës që kanë aplikuar deri tani për të përfituar nga subvencionet.

Nderkohë që kane mbetur gati tri javë nga  mbyllja e procesit të aplikimit në skemat e subvencionve për bujqësinë dhe blegtorinë, deri më tani, mbi 3200 fermerë nga qarku i Shkodrës kanë realizuar  aplikimet e tyre, shumica e të cilëve kanë treguar interes të veçantë për skemën mbështetëse të naftës