Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Topalli 11

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë për RTSH 24 se procesi i votimit të shqiptarëve në Greqi është cenuar rëndë në integritetin e tij. Ajo theksoi nevojën për verifikim të plotë të marrjes dhe dorëzimit të zarfeve, duke kërkuar që ato të numërohen veçmas për të garantuar transparencën.

“Problemi që ka pasur procesi në Greqi është një proces i thyer në integritetin e tij pasi shërbimi postar nuk e realizoi misionin e tyre dhe ia kaloi kontraktorëve në shkeljen me ligjin. Kemi bërë disa kërkesë dhe sot për trajtimit në mënyrë të veçantë të kutive që vijën nga Greqia që të kërkojmë nëse janë plotësuar standardet në marrjen dhe dorëzimin e zarfeve, e kundërta do të ishte një dëmtimi procesit dhe këtë askush nuk do e donte. Kërkesa është vetëm për Greqinë, pasi në të gjithë pjesën tjetër procesi ka qenë normal.

Dëmtimi është aq serioz ne nuk themi të mos e njohim, por duhet të behët verifikim i tyre se kur është marrë zarfi nga personi që ka të drejtë vote dhe si është dorëzuar. Ne presim që këto të numërohen veçmas për të bërë verifikimin për mënyrën e dorëzimit të këtyre zarfeve. Ka kapërcime të palogjikshme që kanë ndodhur ditët e fundit. 5 ditët e fundit ka ardhur një numër shumë i madh zarfesh nga Greqia që është përtej normale”, tha Topalli.

Lidhur me procesin e votës së diasporës, Topalli tha se jashtë vendit ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe një hap i madh demokratik.

“Procesi i votës së diasporës ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe rrugë e pashkelur. Ka pasur problemet e veta por ka një pjesëmarrje të konsiderueshme. Kishte një përfshirje shumë të madhe të qytetarëve dhe ishte hera e parë e tyre për të ushtruar këtë të drejtë vote. Prej diasporës kemi pritshmëri shumë të madhe. Presim një mbështetje nga ato shumë të madhe dhe kemi besimin që mund të bëjnë edhe një kthesë historike”, tha Topalli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.