Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Celibashi thirrje partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të votimit u bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.

Duke i quajtur raste sporadike, Celibashi tha se votimi shkoi në përputhje me gjithë rregullat dhe standardet.

Problematikat e konstatuara kryesisht në mëngjes në momentin e hapjes së votimit u adresuan menjëherë nga KQZ-ja. Përfshi problematikat që lidheshin me vonesat e komisionerëve në qendra e votimit. Në vlerësimin tonë, bazuar në atë që KQZ ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese me përjashtim sporadik, në përputhje me rregullat e standardet. Problematikat e konstatuara kryesisht në mëngjesin në momentin e hapjes së votimit janë adresuar menjëherë nga KQZ, përfshi problematika me paraqitjen e komisionerëve. Edhe votimi elektronik ka shkuar mirë, përjashtuar 4 rastet”, tha Celibashi.

Ai i bën thirrje partive politike që të demonstrojnë qetësi dhe vetëpërmbajte, pasi tashmë fillon një tjetër fazë e rëndësishme ajo e numërimit.

Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive. Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Sjell në vëmendje që tani kalojmë në një fazë po kaq të rëndësishme të numërimit. Dhe të gjithë duhet të kemi në vëmendje është qetësia, veçanërisht partitë politike. Këshillohet që edhe pse është në përputhje me detyrimin që kanë të gjithë. Qytetarët shqiptarë kane votuar dhe të gjithë duhet të kemi durimin dhe të presim për numërimin e votave. Qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët.”

Për shkallën e rezultatit në njësinë administrative numër 10 në Tiranë dhe bashkinë e Vorës, rezultatin pritet ta kemi të hënën në mëngjes, u shpreh Celibashi.

Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës. KQZ nuk do tolerojë asnjë rast apo iniciativë që shkon kundër integritetit të numërimit. Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar mirë, përjashto katër raste ku operatorët nuk u paraqitët. Dhe katër të tjera ku u ndërpre me pajisje dhe u kaluar nëpërmjet verifikimit të zgjedhësve”, tha ai.

Për sa i përket numërimit të votave të diasporës, Celibashi tha se “procesi i votimit të votave nga jashtë është përgjegjësi e grupeve të numërimit të ngritura për këtë qëllim dhe komisionit përkatës. Do të jetë në vlerësimin e tyre në çdo aspekt që ka të bëjë me dokumentacionin zgjedhor të ardhur nga jashtë në përputhje me sjelljen e tyre.