Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për 12 vite i kanë penalizuar banorët që ende edhe sot vuajnë mungesën e certifikatave të pronësisë, furnizimit normal me energji elektrike, shpronësimet, shpopullimin etj.
Gjatë takimit me kryefamiljarë të zonës, kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia, kërkoi që me 11 maj, të ndëshkohet me votë një qeveri simbol i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Duke i dhënë mbështetje kandidatit Bardh Spahia, banorët vlerësuan programin e PD-së si zgjidhja e duhur për shqetësimet që ka sot jo vetëm Berdica, por i gjithë qarku i Shkodrës.