Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

sterkaj 4

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci , zhvilluan një takim në Velipojë.

 Kandidati Shkelqim Sterkaj u ndal tek rëndesia e votës, dhe mbështetja që Velipoja po i  jep Partisë Socialiste.

Velipoja ndër vite ka qënë zonë e cila ka mbështetur masivisht Partinë Socialiste.

PS synon që edhe këtë here,  krahas investimeve të shumta që janë programuar për bregdetin të marrë në 11 maj edhe mbështetjen e pa kursyer të banorëve atje.

 Sterkaj premtoi se zëri i tij do të jetë për një Velipojë e cila do të ketë investimet e merituara.