Dita Botërore e Zjarrëfikësve – Rama: Mirënjohje për çdo efektiv në Shkodër

dita e zjarrefikesve

4 maji shënon Ditën Botërore të Zjarrëfikësve.

Reparti i zjarrëfikësve në Shkodër ka një kapacitet prej 30 efektivësh dhe mbulon një territor të gjerë duke qënë në shërbim 24 orë.

Sipas shefit të sektorit operacional, Bashkim Rama, 4 muait e parë të këtij viti kanë patur një rënië të rasteve të zjarrit krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më pare.

Rama apelon edhe drejt komunitetit që të jetë më bashkëpunues për të lehtësuar punën e tyre.

Dita Botërore e Zjarrëfikësve shërben si një falenderim për heronjtë e heshtur të cilët në çdo rast janë në vijë të parë për shpëtimin e jetës teksa kjo ditë vjen edhe si një thirrje për më shumë mbështetje dhe vemendje ndaj tyre.