Rikthehen reshjet e borës – Akset e hapura, apel për kujdes të shtuar

rikthehen reshjet e boreeessss

Jemi në muajin e dytë të pranverës, por duket se dimri e ka të vështirë të largohet.

 Në zonat malore, mbi 800 metër mbi nivelin e detit janë rikthyer këtë fundjavë reshjet e dëborësFirmat e kontraktuara kanë vijuar punën për pastrimin e aksit Qafë Thore- Theth  duke e bërë të qarkullueshëm.

 Megjithatë specialistët e qarkullimit rrugor apelojnë drejt shoferëve që të ecin me kujdes e duke respektuar sinjalistikën rrugore.

 Reshje intensive dëbore ka patur edhe në rrethin e Pukës duke bërë që trashësia të shkojë deri në 10 cm.

Një turiste çeke ka humbur kontaktin nga Valbona, por më pas është kontaktuar me kryeplakun e fshatit Theth bashkë me disa banorë të zonës.

Nga strukturat e komisariatit të policisë Pukë informohemi se: në segmentin rrugor Pukë- Fushë Arrez – Qafë Mali kanë filluar reshjet  e dëborës. Patrulla e Policisë rrugore është në terren.

Është njoftuar edhe kontratori mirëmbajtës i rrugës me qëllim që borëpastrueset të operojnë për pastrimin e aksit rrugor.

Në Fushë Arrës, momentalisht trashësia e dëborës i kalon 10 cm në lartësinë mbi 700 metër.

 Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme momentalisht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.