Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe kriza e fuqisë blerëse, janë shqetësimet e përditshme të tregtarëve të Rusit në Shkodër.
Kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia, e cilëson dramatike situatën që kalon biznesi i vogël, ndërsa në vend të mbështetjes, merr goditje të njëpasnjëshme, tashmë edhe me 5-fishim të tarifës nga bashkia Shkodër.
Takimi me ta, mbështetja pas çdo shtërngimi duarsh dhe prezantimi i programit të PD-së, do të jenë misioni i fushatës deri në 11 maj, kur me votën e tyre do të sjellin ndryshimin për Shkodrën, për Shqipërinë, ishte theksi i fjalës së kandidatit Bardh Spahia, që e cilëson ulëritëse nevojën për ndryshim.