PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të këtij Këshilli, Oltion Luli.
Në deklaratën e saj , këshilltarja Shala, duke e cilësuar të vonuar deklaratën e kryekëshilltarit Luli, vuri në dukje se ishte tërësisht e motivuar politikisht me qëllim manipulimin e opinionin publik dhe shpërqëndrimin nga realiteti i hidhur i dështimeve të bashkisë.
Shala theksoi se opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, përkundrazi – ka mbrojtur integritetin e vendimmarrjes dhe parimet themelore të qeverisjes vendore.