Rikonstruksioni i akseve në qytet – Përmirësohet infrastruktura në rrugët kryesore

Akset në qender të qytetit prej ditësh i janë nënshtruar rikonstruksionit total të tyre.
Së pari nisi puna për sistemimin e rrjetit nëntokësor të ujërave të bardha e më pas sistemimin e asfaltit
Aksi nga ish 5 heronjtë e deri në afërsi të stacionit të trenit është rikonstruktuar.
Përmirësimi i infrasktrukturës lehtëson qarkullimin jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për pedaluesit.
Pasi edhe këto akse po pajisen me korsi biçikletash duke ofruar kështu më shumë siguri në levizje.
Dëmtimi i rrugëve dhe disniveli i pusetave ishte kthyer në shqetësim për kalimtarët, por edhe shoferët, e tashmë duket se kjo problematikë ka gjetur zgjidhje.