Rama tur takimesh në Shkodër – Shefi i qeverisë takime me biznesin, gratë,  vajzat dhe të rinjtë

rama tur takimesh sh

Kryeministri Edi Rama, ka nisur këtë të premtë një tur takimesh në Qarkun e Shkodrës.

 Fillimisht, i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, ai ka zhvilluar një takim me biznesmenë dhe sipërmarrës të zonës Shengjin- Velipojë.

 Në vijim, së bashku, ata kanë vizituar kantierin e hapur nga OSHEE në Velipojë.

Ky investim, që po shkon drejt përmbylljes,  është i domosdoshëm për rritjen e fuqisë energjitike të kësaj zone me ngarkesë të madhe në sezonin turistik, si edhe në zhvillim të mëtejshëm me projektet e reja të hotelerisë me 5 yje.

 Ndërkohë punohet edhe me projektin e ngjashëm për Alpet, ku rritja e madhe e turizmit ka imponuar një investim të konsiderueshëm për rritjen e fuqisë së rrjetit të energjisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.