Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

boci 28

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë të IMT dhe koordinim të plotë me IKMT, po favorizon betonizimin e Velipojës dhe ndërtimet pa leje.

E gjithçka këtu bëhet vetëm me një qëllim: devijimin e vullnetit politik dhe votës së datës 11.

Drejtuesit e IMT dhe IKMT duan t’ia lejnë topin njëri-tjetrit, por duke e ditur shumë mirë që topi i takon vetëm i një personi: Benet Becit.

Eshtë kandidati i 313-tës pas hetimeve për korrupsion nga SPAK, pavarësisht lojërave, pikërisht ai që vendos se kush objekt prishet e kush rri në këmbë, kujt i lejohet të ndërtojë se jep vota dhe kush pengohet si armik i shpalllur i pushtetit të majtë, kush mund të ekzistojë e kush mund të vdesë.

Bashkia e tij po bën çmos, duke kryer çdo ditë krim zgjedhor, për të devijuar votën me dhjetra marifete:

Me lejim të ndërtimeve pa leje

Me asfalt elektoral

Me shkarkime e paralajmërime politike

E me çfarë t’u dalë përpara.

Pas këtyre fakteve i takon SPAK të nisë hetimet për shpërdorim detyre e krim zgjedhor ndaj Benet Becit te kallzuar tashmë nga PD dhe ndaj drejtuesve të IKMT dhe IMT.

11 Maji nuk do mund të rrëmbehet e as të merret peng nga Rama e as nga Benet Beci.

PD bashkë me qytetarët do të triumfojnë!