Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

gruemira ps

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu ofruar mbështetje maksimale për zgjedhjet e 11 majit.

 Kandidati i PS, Shkëlqim Sterkaj tha se fitorja do të nisë nga Gruemira.

Kryebashkiaku Tonin Marinaj teksa listoi disa prej investimeve të bëra në Gruemirë tha se përfaqësimi I Malësisë së Madhe në parlament do të jetë dinjitoz.

Gruemira është përfshirë në një transformim gjatë viteve të fundit ku krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë zona po kthehet në pritese për turistët dhe investitorët.

Ndaj banorët thanë se duhet votuar nr 5 për të vijuar punët e mira në këtë zonë.