Quku: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në ambientet e një fasonerie në qytet.
Në një bashkëbisedim me punonjëset, Quku u ndal te pikat kryesore të programit të saj, me fokus të veçantë te gratë dhe të rinjtë, që siç theksoi ajo, kanë qenë motivi kryesor i vendimit për të garuar në këto zgjedhje.
Valbona Quku Lisha thotë se me kandimin e saj në këto zgjedhje synon të nxisë pjesmarrjen e grave në politikë.
Kandidatja Lisha shpreson se këto zgjedhje do të sjellin rotacionin politik që sheh si të domosdoshëm për zhvillimin dhe integrimin e vendit.
Koalicioni Euroatlantik, nën drejtimin e Lulzim Bashës, paraqitet në qarkun e Shkodrës në këto zgjedhje me 11 kandidatë në listën e hapur, si një alternativë serioze për ndryshim.