Quku: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

valbona quku 6

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në ambientet e një fasonerie në qytet.

 Në një bashkëbisedim me punonjëset, Quku u ndal te pikat kryesore të programit të saj, me fokus të veçantë te gratë dhe të rinjtë, që siç theksoi ajo, kanë qenë motivi kryesor i vendimit për të garuar në këto zgjedhje.

Valbona Quku Lisha thotë se me kandimin e saj në këto zgjedhje  synon të nxisë pjesmarrjen  e grave në politikë.

Kandidatja Lisha shpreson se këto zgjedhje do të sjellin rotacionin politik që sheh si të domosdoshëm për zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Koalicioni Euroatlantik, nën drejtimin e Lulzim Bashës, paraqitet në qarkun e Shkodrës në këto zgjedhje  me 11 kandidatë në listën e hapur, si një alternativë serioze për ndryshim.