PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë me emigrantët përtej kufijve të cilët edhe pse në Angli, si votues të Diasporës, mbështesin PSD-në në zgjedhjet e 11 majit.
Kandidatët për deputet të PSD në qarkun Kukës që përfaqësojnë Hasin dhe emigrantët kuksianë u shprehën se bashkarisht do të mendojnë që vendlindja e tyre të ketë një të ardhme më të mirë.
PSD ka besimin e plotë se Diaspora e Kukësit, që është në një numër të konsiderueshëm, së bashku me banorët kuksianë, në zgjedhjet e 11 majit, do të sigurojnë një mandat në këtë qark për social demokratët.