Fushata elektorale po ndikon në jetën e qytetit – Oltion Luli: Bojkoti i këshilltarëve po bllokon vendime jetike për Shkodrën

“Fushata elektorale po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetit”.
Kështu është shprehur kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Oltion Luli, në një deklaratë për mediat.
Duke iu referuar bojkotit të mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak nga këshilltarët e PD dhe të PSD, Luli shpreh shqetësimin për mosmiratimin e vendimeve të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë interesat e qytetarëve shkodranë.