PS: Të numërohet çdo votë deri në rezultatin final

Të numërohet çdo votë

Partia Socialiste ka bërë apel që vëzhguesit dhe komisionerët të vijojnë punën për numërimin e votave dhe të mos krijohet asnjë pengesë në këtë drejtim.

Përmes zëdhënëses, Silda Çepe, Partia Socialiste ka kërkuar që të numërohet çdo votë dhe askush të mos luajë me vullnetin e shqiptarëve deri në shpalljen e rezultatit final.

Tanimë kur janë numëruar mbi 40 për qind të votave, rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është i qartë si drita e diellit të kësaj dite pranvere.

Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë qytetarët që përmbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike duke votuar masivisht në një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht se për kë votuan. Falënderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë dhe vëzhgues të qendrave të votimit që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde pavarësisht disa orvatjeve sporadike sa artificiale aq edhe të toka, edhe qesharake për të krijuar turbullira.

Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi votuesit janë të dëmshme për ata vetë.

Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses dhe me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen e rezultatit finale pa ndikime politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”, u shpreh zëdhënësja Çepe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.