PS mbyll fushatën në Shkodër / Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës.
Grupi i mirënjohur “Karafilat që ka Shkodra”, ka hapur takimin për t’i lënë radhën drejtuesit politik të qarkut Shkodër, Benet Beci.
Njëri pas tjetrit, kanë përshendetur të pranishmit të gjithë kandidatët e listës së Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, të cilët kanë përcjellë mesazhin e fitores me 11 maj 2025.
Në fund, ka marrë fjalën kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Ai ka evidentuar punën e bërë në qark, duke u ndalur sidomos në dy vitet e fundit në Bashkinë e Shkodrës. Në fund, ai ka patur një porosi edhe për demokratët.
Kryeministri Rama ka thënë se tashmë është koha që Shkodra të arrijë në 1 milion turistë, teksa ka ftuar shkodranët të votojnë Partinë Socialiste me 11 maj 2025.