Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

ted 4

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit numër 1 në lagjen Xhabije.

Gjatë bisedës me ta, Kopliku, teksa i falenderoi për mbështetjen e tyre  dhe premtoi se Shkodrës do i rikthehet madhështia që meriton në arsim, shëndetësi dhe siguri.

Institucioneve do u rikthehet funksioni normal pas datës 11 maj, ku Shkodra dhe e gjithë Shqipëria do marrin shërbimet e duhura, tha Kopliku.

 Banorët e rajonit numër 1 premtuan mbështetje maksimale për Partinë Demokratike dhe Ted Koplikun si mundësia më e mirë e forcimit të familjes dhe shoqërisë shkodrane.