Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar nga parlamenti gjerman

Merz nuk arrin të zgjidhet

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, nuk ka arritur numrin e nevojshëm të votave për të formuar një shumicë në parlament për t’u bërë kancelar.

Merz, 69 vjeç, fitoi vetëm 310 vota në dhomën e ulët të parlamentit, por i duheshin 316.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka vende të mjaftueshme në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesin atë nuk u pajtuan. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.

Bundestagu tani do të ketë 14 ditë të tjera në dispozicion për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër si kancelar.

Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5% të votave, por kishin nevojë për të paktën një partner për të formuar një qeveri shumicë.

Të hënën ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, rezultati i tyre më i keq në historinë gjermane të pasluftës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.