Ura e re mbi Bunë, rikthim i lidhjeve të vjetra?

Çfarë përfaqëson ura në marrëdhëniet e Ulqinit me qytetërimin shqiptar?
Kjo ishte një ndër pyetjet që u ngrit në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH me Mentor Nazarkon dhe Oneda Skënderin.
Marrëveshja për ndërtimin e urës 380 metër të gjatë mbi lumin Bunë u miratua nga Parlamenti i Malit të Zi, duke i hapur rrugën realizimit të një projekti infrastrukturor që do të mundësojë kalimin e automjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave mes Velipojës dhe Ulqinit. Marrëveshja u nënshkrua më 27 shkurt 2023 në Podgoricë nga kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.
“Lidh dy shtete, urën e kemi pasur si mision të kahershëm. Shpresojmë që do të përfundojë shumë shpejt. Kjo do të jetë një urë lidhëse, që do të lidhë dy plazhe shumë të bukura,” tha Ilir Harasani.
“A do të kemi një rikthim të lidhjeve të vjetra?” pyeti Nazarko.
“Ura do të thotë si ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet një kombi. Kemi 80 për qind shqiptarë në Mal të Zi. Problemi qëndron tani me qeverinë aktuale, do të thotë se plani ka kaluar. Pjesa e Shqipërisë e ka kryer punën e vet, ndërsa pjesa malazeze ende jo,” tha Harasani.
Çfarë përfaqëson Ulqini si qytet? A bashkëjetojnë në mënyrë normale shqiptarët me sllavët, apo të tjerë?
“Deshëm ne, nuk deshëm ato i kemi komshinjtë e parë, do ta mësojmë gjuhën e tyre. Kur hap televizorin, informatat e para i kemi në gjuhën sllave dhe shtypin. Koha është të bëhet ajo urë. Ne jemi konstruktivë. Harmonia fetare ka qenë në nivel të kënaqshëm. Ulqinakët kanë qenë njerëz të butë. Martesa të përziera, ka pasur…” u shpreh Gazmend Çitaku.
“Ulqini nën pushtimin e Vendedikut ishte epiqendër e prodhimit të kripës. Ulqini dha edhe 2 familje të rëndësishme të mesjetës që kanë qenë dhe pjesë e betejës së vitit 1571, që zmbrapsi osmanët në atë kohë. Ulqini vetëm një herë ishte në Shqipëri, në kohën e Italisë. Ulqinakët përveçse në Shkodër janë dhe pararoja e detarisë në Durrës. Mund të përmendnim dhe Haxhi Aliun, që është një pirat i famshëm. Është një ndër detarët më të famshëm të të gjitha kohërave. Është ai njeri që ende sot nderohet. Te Shpella e Karaburunit ende hidhet një copë bukë, për nder të shpirtit të tij,” tha Sami Flamuri.