Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

vajzave, vendosen

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave, ka përfunduar zyrtarisht këtë fundjavë, duke mbyllur një sezon të pasur me gola dhe emocione.

Ndeshjet u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.

Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.

Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.

Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.

Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.

Rezultatet – Java e 18-të:

Kinostudio 8-0 Lushnja
Apolonia 15-0 Laçi
Egnatia 2-0 Tirana
Teuta 0-15 Vllaznia
Partizani 1-4 Gramshi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.