Malësia e Madhe përkujton Ditën e Dëshmorëve / Kjo zonë ka më shumë se 270 dëshmorë të rënë në luftë

Malësia e Madhe ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.
Në mëmorialin në qendër të Koplikut u vendosen kurora me lule.
Veteranët dhe familjarët e dëshmorëve folën mbi rëndësinë e kësaj dite.
Malësia e Madhe sot numëron më shumë se 270 dëshmorë.
Autoritetet vendore zhvilluan vizita në disa prej familjeve të dëshmorëve të atdheut.