Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Sukses kualifikimi në finale, por ka edhe kritika për pjesën e dytë

emocion gaci

Ashtu si edhe në përballjet e tjera të këtij sezoni futbollistik, RTSH Shkodra ka qënë pranë shikuesve të saj me emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Superiores, Vllaznia-Dinamo.

Përpos kualifikimit në finale që është një sukses që i afron kuqeblutë shumë pranë titullit kampion, të ftuarit në panel, përcollën kritika për luhatjen e lojës së Vllaznisë në pjesën e dytë.

Sfida finale, e vlefshme për titullin kampion të sezonit 2024-2025, do të luhet me datë 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke filluar nga ora 20:00.