5 Maj, nderim për Dëshmorët – Në ceremoninë përkujtimore në Shkodër të pranishëm të majtët, mungoi opozita.

Si çdo vit, edhe këtë 5 Maj, në Shkodër u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Aktiviteti u mbajt pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe përfshiu vendosjen e kurorave, luleve dhe homazhe nga pjesëmarrësit.
Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, të partive të spektrit të majtë, deputetë dhe kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit e të tjerë.
Nga të pranishmit, 5 Maji u vlerësua si një ditë nderimi, kujtese dhe reflektimi për sakrificën e atyre që dhanë jetën për atdheun.
Në këtë ceremoni përkujtimore munguan përfaqësuesit e opozitës, çka reflektoi sërsish ndarjen politike që vazhdimisht shoqëron këtë datë përkujtimore.