KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran, i drejtuar nga dyshja, Taip dhe Rudi Piraniqi, ka korrur suksesin e radhës duke u shpallur kampion me moshat e kategorisë së parë U15, duke u kualifikuar në kategorinë Superiore.
Ka qenë fitorja e ndeshjes së fundit ndaj Dinamos, 1-0, me gol të shënuar nga talenti Erjon Vajushi, që i dha suksesin shkodranëve.
I emocionuar për suksesin e arritur është edhe kapiteni Erjon Vajushi, i cili me 44 golat e shënuar ka fituar “Këpucën e Artë”.
Medaljet dhe trofeu i titullit kampion, i janë dorëzuar KF Shkodra përmes një ceremonie festive, organizuar në mbyllje të ndeshjes nga FSHF, ku të pranishëm ishin edhe dy figurat legjendare të futbollit shkodran, Hysen Zmijani dhe Armir Grima.