181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të nisura me postë nga shqiptarët e regjistruar jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet kësaj të diele të 11 majit.
Në total, numri i votave ka kaluar 181 mijë, ndërsa për të marrë pjesë në votim u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas.
Sot është dita e fundit e afatit të dorëzimit dhe dërgimit të zarfeve me votat e diasporës për në Greqi nga emigrantëtë ndërsa kompania postare ka vijuar dërgimin e tyre drejt Shqipërisë.
Nga votat e mbërritura sot në KQZ, 5500 ishin nga Greqia, e cila arrin në nivelin e 40 mijë votave ose mbi 70% e totalit të të regjistruarve.
181 mijë votat e ardhura deri tani në KQZ përbëjnë 78% të totalit, shifër e kënaqshme si herë e parë e votimit nga Diaspora.
45 mijë votues, që i kanë marrë zarfet, ende nuk i kanë kthyer.
Kurse 18 mijë zarfe të pashpërndara po kthehen tashmë në Shqipëri, pasi afatet kanë përfunduar. Përgjatë periudhës së lejuar nga Kodi Zgjedhor, mbi 246 mijë emigrantë u regjistruan në KQZ për ta ushtruar të drejtën e votimit nga jashtë vendit.